Jose Mourinho, prioritet për ta zëvendësuar Santosin te Portugalia

11:38 | 16 Dhjetor 2022
K.B

Jose Mourinho po llogaritet si opsioni më i mundshëm për ta zëvendësuar Fernando Santosin te Portugalia.

Santos u largua dje nga posti i trajnerit të luzitanëve, duke i lënë vend të tjerëve për ta vijuar projektin e tij,

Mourinho, që aktualisht është trajner i Romës, ende nuk ka reaguar përkitazi me këtë situatë.

Mbetet të shihet nëse “Special One” do ta pranojë një detyrë të tillë, marrë parasysh se eksperienca te Roma nuk po i ecën më së miri.

Shpërndaje në rrjete sociale