Drejtorët e Manchester United u frikësuan që trajneri i tyre mund të largohet por tani besojnë se ai është “fokusuar dhe i përkushtuar” para vizitës së nesërme në Newcastle.
Jose Mourinho nuk do të largohet nga Manchester United për transferim në Paris Saint Germain, transmeton portali arbresh.info.
Bisedimet e fundit ndërmjet trajnerit dhe klubit kanë zbutur shqetësimet që ishin rreth të ardhmes së tij.
Javën e kaluar u zbulua që jo vetëm se Paris Saint Germaini kontaktoi reprezentuesit e Mourinhos por edhe që hierarkia e Manchester United ishte e frikësuar se mund të largohej.
Megjithatë, Manchester United është i lumtur që portugezi është i “fokusuar dhe përkushtuar” para vizitës së nesërme ndaj Newcasltle.
Klubi është i bindur që ata kanë njeriun e duhur për të vazhduar detyrën./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...