Jose Mourinho ka pretenduar se lojtarët e Real Madridit janë duke vuajtur nga një krizë e besimit pas disa rezultateve të dobëta së fundmi.
52-vjeçari është përfolur shumë për rikthim në klub ku ka qenë si trajner mes vitit 2010 dhe 2013 derisa trajneri aktual Santiago Solari ka gjasa të largohet gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Disfatat e njëpasnjëshme ndaj Barcelonës dhe humbja në shtëpi kundër Ajaxit ka bërë që ‘Los Blancos’ të eliminohen nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve në një hapësirë prej dy javëve dhe Mourinho beson se lojtarët është e qartë se janë duke vuajtur.
“Ndeshja ndaj Ajaxit nuk ishte një performancë e lumtur, nga një skuadër e lumtur”, ka thënë ai për beIN Sports.
“Nuk ishte një peformancë e një skuadre me besim të mrekullishëm apo vetëkënaqësi”
“Është e qartë se ata janë në një pikë të ulët pas këtyre rezultateve të këqija dhe ata janë duke pasur probleme për të krijuar tempon e duhur në ndeshje”, përfundoi portugezi./arbresh.info/
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...
Kreu sulm me armë ku ndodhej Donald Trump/ Autori, mësues dh...
Eurodeputeti holandez shpreson për sinjale pozitive nga pesë...