Jose Mourinho i pakënaqur me ekipin, i vendos dy yjet e skuadrës në shitje

08:46 | 2 Shtator 2020

Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho ka nisur të bëjë revolucionin në skuadër.

Spurs përfunduan në pozitën e shtatë në tabelë, andaj tekniku portugez nuk është i kënaqur, ngase synon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Daily Mail, Mourinho është duke kërkuar me patjetër të gjejë blerës për mesfushorin Tanguy Ndombele dhe mbrojtësin Serge Aurier.

Ndombele u transferua verën e kaluar, por ka raporte jo të mira me Mourinho-n dhe shumicën e edicionit të kaluar qëndroi në stol.

Kurse, Aurier nuk ka vend në skuadër, derisa kërkohet nga AC Milan-i, klubi i cili që një kohë është duke negociuar me Tottenham-in.

Nga shitja e dy lojtarëve, gjiganti anglez pritet të fitojë rreth 70 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara