Prishtina e ka fituar kryendeshjen e stinorit ndaj Feronikelit (1:0) dhe tashmë e kryeson renditjen me 33 pikë, një më shumë se skuadra nga Drenasi.
Megjithatë, trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, fitoren e sotme e vlerëson të rëndësishme po aq sa edhe ato në ndeshjet tjera.
“Nuk mund të them se ishte fitorja më e rëndësishme, sepse të gjitha janë të tilla. Rëndësi ka vazhdimësia që po e tregojnë futbollistët dhe përgjigja e tyre për këtë ndeshje derbi”, ka thënë Josa për Super Sport Kosova.Sa i përket lojës, ai ka theksuar se skuadra u paraqit mirë, por ka pasur edhe momente të mund t’i kushtonin.
“Në pjesën e parë ishim më të vendosur. Në të dytën ia dolëm të shënojmë, por duhej të ishim më të kujdesshëm kur e kishim topin në pronësi, pasi në këtë mënyrë do të fitonim më tepër kohë dhe nuk do ta lejonim rivalin të krijonte raste. Pastaj, me largimin e Miftarajt me karton të kuq, paksa u prishën ekuilibrat. Sidoqoftë, kështu e ka futbolli, kemi humbur edhe ne ndeshje në këtë mënyrë.
Feronikeli ka futbollistë shumë cilësorë dhe e dinim se do të jetë ndeshje e fortë. Tani na duhet të përqendrohemi për ndeshjen me Ballkanin”, ka shtuar Josa.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...