Klubi brazilian Santos ka njoftuar sot (e enjte) emërimin e Jorge Sampaolit si trajner.
Si një i pa punë qysh pas largimit nga Argjentina, ku ai ishte trajner gjatë Kampionatit Botëror, Jorge Sampaoli tani ka marr timonin te Santos, transmeton portali arbresh.info.
Sampaoli pritet të nënshkruaj kontratën e tij me klubin brazilian javën e ardhshme për shkak se deri tani nuk është komunikuar asgjë në lidhje me këtë. Sidoqoftë, besohet se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla për tu vendosur me trajnerin argjentinas.
58-vjeçari ishte kritikuar shumë në Kampionatin Botëror, veçanërisht për raportin e tij me Lionel Messin, të cilit i kishte dhënë shumë fuqi.
Sampaoli nuk ka drejtuar një klub qysh pas largimit nga Sevilla në sezonin 2016-2017./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran