Arsenali ka finalizuar nënshkrimin me Joel Lopez nga Barcelona.
16-vjeçari është bërë fëmiju i fundit që është larguar nga akademia e famshme La Masia duke refuzuar kontratën e re në Kataloni, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti spanjoll dëshironte të mbante në skuadër mbrojtësin e shumëvlerësuar të krahut të majtë, i cili ka konfirmuar në rrjete sociale duke përditësuar profilin e tij në Instagram që tani thotë se është një lojtar i Arsenalit.
Ai ka pranuar një bursë, por do të nënshkruaj kontratë profesionale kur të mbush 17 vite në muajin mars.
Ai është lojtari i fundit që largohet nga Camp Nou për kalim te Arsenali si një adoleshent duke ndjekur hapat e Cesc Fabregas, Jon Toral dhe Hector Bellerin./arbresh.info/
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 73-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin