Joe Gomezi ka nënshkruar kontratë të re me Liverpoolin, ka njoftuar klubi.
Mbrojtësi gjendet tash e shtatë vite në Liverpool, ndërsa vitet e kontratës së re nuk janë bërë të ditur nga klubi.
“Është një moment i veçantë për mua dhe familjen time. Është një vend i pabesueshëm, ndoshta një nga klubet më të mira në botë për momentin, nëse jo më i miri”.
“Mundësia për të zgjatur qëndrimin tim këtu ishte një vendim i lehtë për t’u marrë”, deklaroi mbrojtës anglez.
Gomezi u transferua në “Anfield” nga Charlton Athletic në verën e vitit 2015.

Ai ka bërë 142 paraqitje për Liverpoolin, duke fituar Ligës e Kampionëve, Ligën Premier, FA Cup, Carabao Cup, UEFA Super Cup dhe FIFA World Club.
25-vjeçari ka edhe 11 paraqitje për Anglinë./telegrafi
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...