Talenti anglez, Jobe Bellingham ndjek hapat e vëllait Jude, drejt një super-transferimi tek Borusia Dortmund.
Jobe Bellingham ka marrë vendimin për të vazhduar karrierën e tij në Bundesliga, pikërisht te Borussia Dortmund, aty ku shkëlqeu më parë edhe vëllai i tij, Jude Bellingham, shkruan Arbresh.info.
Gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg kanë bërë të ditur se vendimi është marrë sot dhe Jobe ka vendosur Dortumundin para klubeve tjera të interesuara për të.
Gjithashtu kjo është konfirmuar edhe për SkySport De.
Kujtojmë se një vendim të njëjtë e mori edhe vëllai i tij vite më parë ku nga Birminghami u transferua për tek Dormtundi. Aktualisht, Jude Bellingham i vëllai i Jobe luan për Real Madridin.
?⚫️? BREAKING | Jobe #Bellingham has decided to join Borussia Dortmund today. Decision 100 % made and confirmed. After BILD.
Understand Bellingham has also informed Eintracht Frankfurt of his decision.
Negotiations with Sunderland are set to begin shortly. Price valuation:… pic.twitter.com/zLzKUt8HGk
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) June 2, 2025
Jobe gjithashtu ka njoftuar edhe Eintracht Frankfurt për zgjedhjen e tij, skuadër kjo që po e rivalizonte Dortmundin në garë për talentin anglez.
Tashmë pritet që bisedimet mes Dortmundit dhe Sunderlandit të nisin së shpejti. Vlerësimi i kartonit është rreth 30 milionë euro. 18-vjeçari ka bërë një sezon të shkëlqyer në Championship.
Ai ka qenë një ndër lojtarët kyç të Sunderlandit, ku falë tij kjo skuadër siguroi inkuadrimin në Superligë./Arbresh.info
Osmani u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në vo...
Lulzim Hetemi voton: Shteti ndërtohet me përgjegjësi qytetar...
KQZ njofton se deri në orën 15:00 kanë votuar 24,91% e qytet...
Shqipe Selimi voton bashkë me djalin: Bëje edhe ti pjesën të...
Kryetari i KQZ-së deklarohet sërish për problemet me rrymë n...
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet