Me shumë mundësi do të jetë Joan Laporta presidenti i ri i Barcelonës. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga një radio katalanase, Laporta do të grumbullojë më shumë se 50% të votave në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Barcës që do të zhvillohen në verë.
Në fakt në sondazhin e zhvilluar është marrë në konsideratë opinioni i tifozëve të thjeshtë ndërsa në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë vetëm aksionerët e klubit, megjithatë një indicie për fitoren finale të Laportas ky sondazh e jep.
Së fundmi në media është folur se Laporta nëse bëhet sërish president i Barcelonës do të afrojë në klub dy persona me infuluencë të madhe si Pep Guardiola dhe Johan Cruyff, por edhe nëse nuk e realizon dicka të tillë sipas fansave do të jetë pikërisht 52-vjeçari spanjoll ai që do të triumfojë në zgjedhjet e ardhshme.
Në këtë sondazh Joan Laporta ka grumbulluar 51% të votave gati dyfshin e atyre që ka arritur të marrë presidenti aktual Josep Maria Bartomeu. Vetëm 27% e të anketuarve mendojnë se Bartomeu do të ruajë postin e tij. Akoma edhe më të paktë janë ata që mendojnë se zgjedhjet e ardhshme nuk do t’i fitojë asnjë mes Laportës dhe Bartomeut.
Në sondazhin e radios katalanase kandidati tjetër për president Benedito ka grumbulluar 13% të votave ndërkohë pas tij me nga 3% secili vinë Vilarubbi dhe Font.
Mbyllin sondazhin me 2 dhe 1% të votave Toni Freixa dhe Jordi Farre. /albeu
Gërvalla: Aktakuza u ngrit për të hedhur ‘baltë’ mbi institu...
Çitaku – VV-së: Ku jeni nisë more kështu?
KFOR-i kërkon nga protestuesit që të tërhiqen, ata refuzojnë
Veturat e dëmtuara të medieve në Leposaviq, reagon AGK-ja
Musliu – Gërvallës: Donikë, jep dorëheqje
BE-ja bëhet gati për temperatura të larta