Erling Haaland është aktualisht njëri ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë.
Sulmuesi norvegjez është bërë cak i gjigantëve evropianë, por në verën e këtij viti, do të dihet se ku do të luajë.
Sipas asaj që raporton AS, nuk janë vetëm klubet që duan të kenë Haalandin në radhët e tyre.
Ka edhe marka të njohura botërore që duan ta bëjnë norvegjezin fytyrën e brendit të tyre, e në garë janë Puma dhe adidas.
Mediumi spanjoll bën të ditur se dy kompanitë janë në bisedime me Haalandin dhe duan ta kenë si fytyrën e tyre të re për kampanjën e radhës.
Adidas thuhet se i prinë garës për të nënshkruar me Haaland, gjersa sulmuesi pritet të kalojë te Real Madridi, që po ashtu është i kontraktuar me markën botërore. /Telegrafi/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj