Skuadra e re Bora e cila ka siguruar pjesëmarrjen në elitën e basketbollit kosovar ka filluar të mobilizohet për sezonin e ri.
Pasi siguruan shërbimet e Rrezard Memedit, Bora ka nënshkruar edhe me Jetmir Zeqirin, shkruan Arbresh.info.
Bora dhe Zeqiri kanë nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Jetmir Zeqiri ka kaluar tre sezone në Kosovë duke qenë pjesë e dy skuadrave ndër më të suksesshme në elitë.
Fillimisht Zeqiri ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës, teksa në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ka djersitur fanellën e Pejës./Arbresh.info/
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë
Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...