Bajram Jashanica ishte në krah të trajnerit Ilir Daja, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Viktora Plzen. Mbrojtësi tashmë me eksperiencë tha se Ballkani do të provojë kualifikimin nga ‘tempulli i shqiptarëve’, stadiumi ‘Air Albania’.
Si është ndjesia kur luani në nivele të tilla?
Është një ndjenjë mjaft e mirë të paraqitesh në këto nivele dhe çdo futbollist shqiptar e ka ëndërr dhe pikësynim. Kemi bërë shumë mirë me Skënderbeun dhe Ballkanin. Janë dy eksperienca të ndryshme, por mjaft të mira, ndaj shpresojmë ta vazhdojmë sa më gjatë rrugëtimin me Ballkanin. I marrim ndeshjet me radhë dhe tani jemi gati të bëjmë maksimumin nesër.
A ndjen skuadra presion apo ka një vetëdije për mundësitë e kualifikimit?
Presioni ekziston gjithmonë te futbollistët, por ne e kemi bërë arritjen tonë tashmë, duke luajtur dy herë radhazi në grupet e Conference League. Nuk kemi shumë presion, por duam të vazhdojmë rrugëtimin dhe të gjithë jemi të përgatitur të bëjmë maksimumin në sfidën ndaj Viktoria Plzen.
Nesër luani ndeshjen e 50 në kompeticionet Europiane. A besoni se mund të shkoni në një tjetër nivel bashkë me trajnerin Daja?
Vazhdojmë të ëndërrojmë, përderisa luajmë dhe jemi në këtë nivel. Dihet se objektivat arrihen duke ëndërruar dhe punuar. Shpresojmë që t’ia dalim të shënojmë të tjera arritje.
A e keni studiuar tashmë kundërshtarin?
E dimë që luanë me shumë krosime dhe kemi marrë masat. Kemi luajtur kundër tyre dhe kemi punuar shumë këtë javë për të marrë masat, që të mos lëmë shumë hapësira.
Luani për herë të parë në “Air Albania”…
Nuk kam luajtur më herët, pasi isha i pezulluar dhe nesër do të luaj për herë të parë. Pas arritjeve të kombëtares shqiptar, ky stadium është shndërruar në një tempull. Shpresoj që të na sjellë fat edhe neve, që pse jo, të bëjmë një tjetër arritje./ss
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...