Google ADS

Janë bërë 85 ditë që nga goli i fundit i Ronaldos në Santiago Bernabeu

17:49 | 1 Mars 2015
Arbresh Info

Fansat e Realit e posaçërisht ata të Cristiano Ronaldos nuk i janë gëzuar golit të shënuar në shtëpi nga ky i fundit që nga viti i kaluar. Arsyeja e mos shënimit të një goli në shtëpi për një kohë kaq të gjatë përveç dënimit që kishte, për shkak të cilit nuk kishte të drejtë loje ndaj Real Sociedad dhe Sevillas, është edhe forma jo e mirë qe po kalon këtë vit Ronaldo. Goli i fundit që ka shënuar Ronaldo në shtëpi është goli i shënuar më 6 Dhjetor.

Cristiano Ronaldo ka shanse të mira që të shënoj gol sonte ngase takohet me njërën nga skuadrat që i ka shënuar shumë gola. Ronaldo në tetë ndeshje që ka luajtur ndaj Villarrealit ka shënuar 10 gola. Vetëm në ndeshjen e zhvilluar më 26 Tetor, Ronaldo nuk kishte arritur që të shënonte ndaj skuadrës së Villarrealit.

Në ndeshjen e zhvilluar ndaj Villarrealit më 6 Janar 2011, Reali ishte duke humbur me rezultat 2-0, dhe më pas Ronaldo kishte përmbysur gjithçka duke shënuar tre gola.

Presim të shohim nëse Ronaldo do të arrij të vazhdoj formën e mirë ndaj skuadrës së Villarrealit dhe të vazhdoj rrugën drejtë çmimit të golashënuesit më të mirë të ligës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale