James Rodriguez thuhet se ka rënë dakord për transferim te Liverpooli para rivalit të tyre në Premierë Ligë – Arsenalit.
Raporte të ndryshme sot (e premte) nga Spanja pretendojnë se Rodriguez ka vendosur për të pranuar ofertën për transferim në Anfield, lëvizje që mund të jetë madhështore për “Redsat” në garën e tyre për titull, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Kolumbisë ka pasur probleme gjatë kohës së tij në Bayern Munich dhe Real Madrid, por është konsideruar që një kohë të gjatë si një top mesfushor me tipare sulmuesi në Evropë.
Rodriguez ishte mjaftë impresiv te Monaco dhe në Kampionatin Botëror 2014 me Kolumbinë si dhe në fillim të karrierës së tij te Real Madridi. 27-vjeçari aktualisht është në formë huazimi te Bayerni, por duket se lëvizja e tij e ardhshme mund të jetë Premierë Ligë.
‘Don Balon’ pretendon se Liverpooli ka mposhtur Arsenalin me ofertën 62 milionëshe, ndonëse thuhet gjithashtu se një marrëveshje ende është e nevojshme mes klubeve të përfshira./arbresh.info/
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar