Anësori spanjoll Suso ka thënë se është shumë i lumtur në Milano dhe se asgjë nuk e bën të mendojë ta braktisë Milanin.
Suso nënshkroi zgjatjen e kontratës deri më 2022 shtatorin e kaluar, por si njëri prej aseteve më të vlefshme të Milanit, mediat kanë spekuluar vazhdimisht se ai mund të shitet.
“Gjithmonë kam thënë se jam shumë i lumtur këtu”, tha Suso për Tuttosport.
“Jam shumë rehat këtu dhe asgjë nuk më bën të mendoj se dua të largohem. Nëse klubi dhe ekipi duan të rriten me mua, do të jem i lumtur sepse Milani është shtëpia ime tani”, shtoi ai.
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë