Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Santiago Solari ka thënë se nuk do të largohet nga detyra e tij në Real Madrid.
“Ne jemi të pikëlluar dhe të mërzitur”, ka thënë trajneri pas disfatës tronditëse të skuadrës së tij prej 4 me 1, rezultat i cili bëri që ata të eliminohen nga kompeticioni, transmeton portali arbresh.info. “Ne bëmë gjithçka që kishim mundësi por nuk ishte e mjaftueshme”
“Jam këtu për të punuar. Ne duhet të jemi profesional dhe t’i rikthehemi punës nesër. Unë nuk kam ardhur këtu në klub në këtë moment kaq të vështirë që të dorëzohem më pas”
Real Madridi tani ka humbur katër ndeshjet e tyre në shtëpi brenda të gjitha kompeticioneve.
I pyetur nëse do të ishte e drejtë që Real Madridi të shkarkoj atë, Solari u përgjigj:
“Ky nuk është një gjykim që unë duhet të marrë”
“Nesër do të kthemi në stërvitje. Ne kemi një ndeshje në ligë në vikend. Ne të gjithë kemi obligime, një detyrë profesionale dhe për shkak të zemrave tona ne i kemi borxh kësaj skuadre për të ardhur dhe për tu stërvitur nesër që të japim më të mirën”, përfundoi trajneri pas ndeshjes./arbresh.info/
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e anijeve luftarake në...