Jack Wilshere është i gatshëm të nënshkruaj një kontratë të re tri vjeçare për të vazhduar qëndrimin në Arsenal.
Mesfushori i Anglisë shpenzoi sezonin e kaluar në formë huazimi te Bournemouthi, por u rikthye te “Topçinjtë” në fillim të këtij sezoni dhe ka shijuar një ringjallje te klubi, transmeton portali arbresh.info.
Kontrata aktuale e Wilsheres skadon në verë dhe bisedimet rreth vazhdimit kishin ngecur deri tani. ‘Daily Mirror’ pretendon që 26-vjeçarit i është ofruar një marrëveshje tri vjeçare me opsionin për të vazhduar tutje edhe për 12 muaj.
Arsenali fillimisht i kishte ofruar mesfushorit 90 mijë funta në javë si dhe një seri bonusesh, por tani duket se ata kanë rritur ofertën dhe Wilshere dëshiron të vazhdoj qëndrimin te klubi në veri të Londrës.
Klubet si Evertoni, Wolves dhe Juventusit kanë qenë duke kërkuar nënshkrimin me produktin e akademisë së Arsenalit./arbresh.info/
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...