Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.
Drita ka fituar derbin e javës ndaj Prishtinës, ndërsa Llapi ka bërë befasinë duke mposhtur Gjilanin, shkruan portali arbresh.info.
Lider në tabelë mbetet Ballkani me 44 pikë, pavarësisht që ka një ndeshje me pak të zhvilluar, i ndjekur nga Drita me 43 pikë dhe Gjilani e Prishtina me 41 të tubuara.
Ndërsa në zonën e rrezikshme mbeten skuadrat Ferizaj, Flamurtari, Vushtrria dhe Dukagjini.
Kujtojmë që nesër do të zhvillohen edhe tri ndeshje: Drenica është mysafirë i Dukagjinit, Feronikeli e pret në shtëpi Vushtrrinë dhe Ballkani do udhëtojë te Flamurtari./arbresh.info.
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...
Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Ma...
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...