Tyson Fury është në një gjendje të vështirë emocionale.
Tyson Fury arriti që të barazoj me Deontay Wilderin në përballjen e tyre më 2 dhjetor, por që kishte marr një lajm të keq pas meçit.
Gruaja e tij, Paris Fury, kishte pasur abort pak orë para se të fillonte meçi, ndërsa nuk ishte i njoftuar për rastin.
“Nuk ia përmenda Tysonit para se të hynte në ring. Ndërsa menjëherë pas meçit ia thashë dhe të nesërmen shkuam në spital dhe kjo gjë u konfirmua”, tha fillimisht gruaja e Fury.
“Pesë javë më pas mbeta sërish shtatzënë dhe tash foshnja jonë e re, një djalë, do të lindë në mars. Ishim akoma me zemër të thyer për humbjen tonë, por njëkohësisht edhe të lumtur (për fëmijën tjetër)”, ka shtuar më tej Paris.
Paris është takuar me Furyn kur ajo ishte vetëm 15-vjeçare, ndërsa në një rrëfim të mëparshëm ka treguar se kishin pritur deri në martesë për marrëdhënien e parë intime.

Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën