Përzgjedhës i Italisë, Luciano Spalletti, ka publikuar listën përfundimtare për Kampionatin Evropian, ku janë larguar edhe dy lojtarë.
Përveç të lënduarve Francesco Acerbi (Inter) dhe Giogri Scalvini (Atalanta), të cilët do të zëvendësohen nga lojtari i Juventusit, Federico Gatti, janë larguar Ricardo Orsolini (Bologna) dhe Samuele Ricci (Torino).
Meqë ra fjala, në listë janë vetëm nëntë lojtarë që ishin pjesë e skuadrës që u bë kampione europiane tre vite më parë (Donnarumma, Meret, Di Lorenzo, Bastoni, Jorginho, Chiesa, Cristante, Barella dhe Raspadori).
Për kujtesë, Italia do të ketë provën e fundit para Euros të dielën kur do të presë Bosnje dhe Hercegovinën në Empoli.
???? ???? ??
La lista dei 2️⃣6️⃣ convocati del Ct Luciano Spalletti per #EURO2024 ?#Nazionale #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/b5YwSrKxX8
— Nazionale Italiana ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri) June 6, 2024
Kampionët aktualë të Evropës e nisin mbrojtjen e titullit më 16 qershor kur do të përballen me Shqipërinë në Dortmund, ndërsa në grupin B do të luajnë edhe me përzgjedhjet e Kroacisë dhe Spanjës. /Telegrafi/
LDK fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët, rastet shkojnë...
Me një gol në fund të pjesës së parë, Sllovakia shkon me epë...
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...