Google ADS

Italia mposhtë 0 – 2 skuadrën favorite në Euro 2016

22:56 | 13 Qershor 2016
Arbresh Info

Italia ka regjistruar fitore me rezultat 0-2 në ndeshjen e zhvilluar kundër Belgjikës, e cila është konsideruar si njëra nga skuadrat favorite për Kampionatin Evropian 2016.

Edhe pse rrezikuan portën e portierit Gianlugi Buffon disa herë me goditje të forta nga distanca, Belgjika pranoi golin e parë pas gjysmë ore lojë në stadiumin Stade de Lyon, shkruan portali arbresh.info.

Një asistim i mrekullueshëm nga qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci prej gjysmës së fushës te Emanuele Giaccherini, zuri mbrojtjen e Belgjikës në “gjumë”. Mesfushori i Bolognas shënoi për 0-1 në minutën e 32′ të ndeshjes duke i siguruar skuadrës së tij epërsinë. [VIDEO]

Emanuele Giaccherini

Përpjekjet e Djajve të Kuq të Belgjikës nuk kishin të ndalur edhe në pjesën e dytë të ndeshjes që solli shumë raste të mira nga belgët, megjithëse golat munguan nga skuadra e Marc Wilmots, por jo edhe nga ajo e trajnerit të ardhshëm të Chelseat, Antonio Conte.

Me një kundërsulm të krijuar në minutat shtesë të ndeshjes, Italia arriti të dyfishojë epërsinë përmes Graziano Pelles, i cili realizoi gol të bukur për 0-2 duke mbyllur gjithçka në Stade de Lyon.[VIDEO]/arbresh.info 607758555_JF_7667_8145BEF81D091EF510967A9734B4F7CE_3363

 

Shpërndaje në rrjete sociale