Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, është larguar nga kampi stërvitor i Italisë dhe do të mungojë kundër Shqipërisë.
Mediat italiane janë duke raportuar se kapiteni i Romës, Daniele De Rossi, është larguar nga kampi stërvitor për shkak të problemeve me gju duke e detyruar trajnerin, Giampiero Ventura, ta largojë nga lista që disa orë më parë bënte pjesë në të.
Vendin e De Rossit do ta zë mesfushori i Interit, Roberto Gagliardini.
Kundër Shqipërisë për Italinë do të mungojnë edhe Marco Verratti dhe Andrea Belotti.
Ndeshja mes Shqipërisë e Italisë do të zhvillohet me nëntë tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaçit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...