Istogu ka arritur të shënoj fitore në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Parë të Grupit A, ndaj skuadrës së Mitrovicës me rezultat 3-0.
Vendasit nisën ndeshjen më mirë duke shënuar dy herë brenda pjesës së parë, shkruan Arbresh.info.
Golin e parë në këtë sfidë e shënoi Enis Miranaj në minutën e katërt kurse rezultatin e dyfishoi Qëndrim Jahaj në minutën e 37-të.
Kurse për rezultatin final 3-0 u përkujdes Herolind Berisha i cili shënoi në minutën e 73-të.
Kjo ishte fitorja e parë për Istogun këtë sezon pas dy ndeshjeve kurse Mitrovica ende nuk e ka shijuar fitoren në këtë sezon debutues në Ligën e Parë.
Javën e ardhshme Istogu luan ndaj Drenicës, kurse Mitrovica do të ketë punë me lideren Rilindjën 1974./Arbresh.info/
Ademi: Shorti nuk është i lehtë, por mund t’ia dalim në këtë...
Policia sekuestron armë dhe drogë në Mitrovicë
Portugali/ Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëv...
Lëkundje tërmeti në Vlorë
Prokuroria nisi hetime për drejtorin e shkollës “Pavarësia” ...
Foda pas shortit: Qëllimi ynë është të arrijmë vendin e dytë