Trajneri kosovar Ismet Munishi i ka dhënë fund kohës së tij te skuadra e Vëllaznimit.
Munishi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka konfirmuar largimin nga Vëllaznimi duke falënderuar tifozët dhe stafin e skuadrës për bashkëpunimin, shkruan portali arbresh.info.
“Jam lodhë. Ju bëj me dije te gjithave, se prej nesër gjendem në pushim deri sa të pushoj. I falënderoj lojtarët që deri pardje ishin shumë korrekt. Stafin e mrekullueshëm Luanin Haxhin dhe Vetonin. Kryetarin Shkelzen Gashi i cili me shumë sakrificë e mban klubin. Tifozët e klubit Kuqezinjtë e Jakovës dhe 1927. Shumë suksese, isha krenar sa isha trajner i klubit me shumë traditë – Vellaznimit” ka shkruar Munishi në Facebook.
Vëllaznimi aktualisht gjendet në pozitën e tetë në tabelën e Superligës me 21 pikë pas 14 ndeshjeve./arbresh.info/

Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...