Ballkani-Feronikeli, është përballja më e “nxehtë” e gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në futboll.
Lideri i tabelës dhe skuadra nga Drenasi, do të ballafaqohen të mërkurën pasdite në Therandë, në sfidën e parë të këtij rrethi të Kupës së Kosovës, garë kjo joshëse në vendin tonë.
Ndonëse kjo sfidë luhet pa tifozë, megjithatë, nga ky duel pritet një ndeshjes e fortë, sepse të dy skuadrat synojnë t’i shkojnë deri në fund kësaj garë, e cila çon në Evropë.
Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në një prononcim për Gazeta-Topi.com, thotë se skuadra e tij aq sa kanë lejuar kushtet është përgatitur për duelin me “Niklin”.
Ai e pranon së ndeshja me drenicasit do të jetë e vështirë, por ai beson në rezultat sa më të mirë për takimin kthyes që do të luhet në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.
“Përgatitjeve ja kemi bërë hyzmetin aq sa na kanë lejuar kushtet. Por nuk mund të ankohemi sepse të gjitha skuadrat kanë pasur të njëjtën kohë për përgatitje”, tha Munishi.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë”, theksoi tekniku prishtinas.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Feronikelit luhet të mërkurën pasdite në Therandë.
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin