Kombëtarja shqiptare po bën përgatitjet e fundit për ndeshjen miqësore të 31 marsit ndaj Ukrainës teksa kuqezinjtë vazhdojnë të stërvitjen në qendrën sportive në Valencia.
Duke folur për FSHF TV, mbrojtësi Ardian Ismajli, thotë se skuadra meritonte më shumë ndaj Polonisë dhe se Shqipërisë i mungoi paksa fati në sfidën e rëndësishme të pay-off-it të Botërorit.
“Besoj që kemi merituar shumë më shumë, kemi pasur shumë raste për të shënuar dhe normalisht që jemi shumë të dëshpëruar, sepse duke e parë si shkoi ndeshja, me të vërtetë që e kemi merituar kualifikimin për finalen e fazës play-off të Botërorit, por ndonjëherë futbolli është kështu, ta kthen shpinën dhe fati nuk ishte me ne, por shpresojmë për më shumë fat në të ardhmen. Kjo ndeshje na shërben për t’u rritur shumë më shumë si futbollistë dhe si grup për të ardhmen”, – thotë Ismajli, duke shtuar se ndeshja e 31 marsit ndaj Ukrainës ka rëndësi dhe synohet një rezultat pozitiv.
“Çdo ndeshje e Kombëtares është e rëndësishme, kjo është një miqësore, nuk është e lehtë pas asaj ndeshje ndaj Polonisë, por ne jemi një ekip profesionist dhe i kemi kaluar edhe këto sfida dhe do të besojmë që me Ukrainën do të marrim një rezultat sa më pozitiv”.
Sakaq, mbrojtësi kuqezi shikon përpara dhe flet për sfidat e ardhshme të Kombëtares duke nisur që nga ediconi i ri i UEFA Nations Nations League.
“Besoj se në shtator që nis Nations League është një hap i rëndësishëm për neve në aspektin që duhet ta fitojmë patjetër grupin, pasi jemi ekip më cilësor se ekipet e tjera dhe siç e dimë, nëse fiton grupin e Nations League, udhëtimi për Nations League është pak më i lehtë. Aty do të fillojmë ne dhe më pas Nations League do të shohim edhe grupin për Europianin 2028, kështu që do t’ia lëmë kohës dhe do të shohim me çfarë kundërshtarësh kemi të bëjmë”, – thekson Ismajli, teksa në fund ka edhe një mesazh falënderimi për të gjithë tifozët shqiptarë.
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...