Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, është këshilluar që të mos marrë postin e Manchester United nga një prej ish-drejtuesve të klubit.
Duke diskutuar të ardhmen e Ten Hag mes lidhjeve me Man United, ish-trajneri i Djajve të Kuq, Louis van Gaal ishte plot lavdërime për bashkvendasin e tij, kështu që pranoi se ndoshta do të ishte një emërim i mirë nga ish-klubi i tij.
Megjithatë, duket qartë se Van Gaal nuk mendon shumë për United që nga koha e tij atje, duke sugjeruar se do të ishte më mirë nëse Ten Hag të merrte një punë tjetër në vend të kësja, pasi United është thjesht një klub “komercial” dhe jo një klub futbolli.
Siç citohet nga Voetbal Internacional, Van Gaal tha: “Erik ten Hag është një trajneri i madh dhe kjo është gjithmonë e mirë për Manchester United. Por United është një klub komercial, kështu që ësht ënjë zgjedhje e vështirë për një trajner. Më mirë të shkojë në një klub futbolli”.
“Nuk do ta këshilloj, ai do të më telefonojë vetë. Por ai duhet të zgjedhë një klub futbolli dhe jo një klub komercial”, tha tekniku holandez.
Van Gaald përfundoi në një nivel të lartë duke fituar finalen e FA Cup, por u zëvendësua menjëherë nga Jose Mourinho pas dy sezoneve përgjithësisht dërrmuese në krye, me stilin e tij të lojës që konsiderohej si i ngadaltë dhe i mërzitshëm./Arbresh.info
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...