Xhiroja e fundit në Superligën e Kosovës solli shumë dyshime.
Në ndeshjet e dy skuadrave që po luftonin për mbijetesë ndodhën disa raste të dyshimta.
Ferizaj mposhti Dukagjinin, kurse Trepça ’89 – Prishtinën.
Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj ka reaguar lidhur me zhvillimet në xhiron e fundit të Superligës.
“Marre. E keni degraduar futbollin në Kosovë. As në filma të Hollywoodit nuk shohim kësi skena. Me pas qejf futbollin dhe ta kuptosh futbollin janë dy gjëra të ndryshme”, ka shkruar Rashkaj.
Një fitore minimale 2:1 ndaj Dukagjinit ka bërë që ata t’i shmangen vendin të nëntë, por puna e tyre nuk ka përfunduar, pasi tani duhet të luftojnë në barazh me Lirinë.
Derisa, fitorja ka bërë që Trepça 89 të bie nga Superliga./Arbresh.info/
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjet...
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...