Ka ndërruar jetë ish-gjyqtari i futbollit, Remzi Kurshumliu.
Remziu ishte një ndër gjyqtarët më me nam që pati Kosova.
Me pedanteri dhe dinjitet profesional la gjurmë të pa shlyera në ndarjen e drejtësisë si në Kosovë, Jugosllavi ashtu dhe Evropë.
Remziu sakrifikojë një karrierë të tërë duke i ndihmuar futbollit të Kosovës.
Edhe FFK ka ngushëlluar familjen me anë të një telegrami nga i pari i shtëpisë së futbollit, Fadil Vokrri.
“E nderuara familje e Remzi Kurshumlisë! Lajmi për vdekjen e Remzi Kurshumlisë, na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së familjarit tuaj.
Kontributi i Remzi Kurshumlisë ishte i madh dhe i çmueshëm, në futbollin e Kosovës. Remziu ishte një punëtor i madh dhe i palodhshëm i futbollit. Ishte profesionist i mirë dhe i guximshëm. Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj. Me respekt, Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së”, shkruhet në telegramin e FFK-së. /Arbresh.info

Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci