Ish-futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi është kthyer brenda pak kohësh në një nga lojtarët më të rëndësishëm tek skuadra e Astanas në kampionatin kazak të futbollit.
Mesfushori, i cili iu bashkua një vit më parë klubit kazak, është bërë shpejt një element kyç në lojën e kësaj skuadre dhe në fillimin e edicionit të ri të këtij kampionati, po tregohet vendimtar që në ndeshjet e para.
Në ndeshjen e sotme të Astanas ndaj Atyrau, Gripshi ishte ai i cili kaloi në avantazh skuadrën e tij në pjesën e parë të ndeshjes.
Mesfushori shqiptar ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 36-të të sfidës epërsinë fillesteare të skuadrës së tij 1-0. Kurse ndeshja u mbyll 2-0 në të mirë të Astanas.
Ky ishte goli i dytë i Gripshit në këtë edicion në kampionatin kazak ku deri tani janë luajtur shtatë ndeshje.
Kujtojmë që kampionati kazak luhet gjatë periudhës së verës për shkak të temperaturave të ulëta gjatë dimrit në këtë vend./Arbresh.info
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...
Zjarri në furrën e bukës në Rahovec, nuk ka të lënduar
Mesazh i fuqishëm i tifozëve të Real Madridit, pro Vinicius,...
Theu masën e sigurisë dhe kundërshtoi efektivët në Golem, po...