Spanja ka siguruar një pozitë në Kampionatin Botëror në Rusi për vitin e ardhshëm pas fitores 3 me 0 ndaj Shqipërisë në Alicante mbrëmjen e së premtes.
Falë golave nga Rodrigo, Isco dhe Thiago Alcantara, “La Roja” është e paarritshme në krye të Grupit G, transmeton portali arbresh.info. Spanja arriti të shënonte brenda 26 minutave të parë të gjitha golat e tyre kundër Shqipërisë, por më pas largoi këmbën nga pedalja e gazit duke bërë që ndeshje të përfundoi me këtë rezultat.
Pas dështimit për të rishfaqur standardin e tyre të lartë si një kombëtare pasi fituan Kampionatin Evropian dhe Kampionatin Botëror në fillim të kësaj dekade, Spanja duket se është e gatshme të luftoj sërish për Kampionatin Botëror.
Në fakt, në golin e Iscos mbrëmjen e kaluar, 10 lojtarë ishin të përfshirë në krijimin e tij. Iu deshën vetëm 18 prekje dhe 51 sekonda nga David de Gea deri te goli i Iscos.
Një video e publikuar në YouTube shfaq performencën impresive të Iscos mbrëmjen e kaluar dhe mund të themi lirisht se ia vlen të shikohet.
Ylli i Real Madridit ka shkëlqyer gjatë gjashtë muajve të kaluar dhe ka arritur të bëhet pjesë kryesore e klubit të tij dhe mesfushës së Spanjës. Ashtu siç mund ta shihini në videon më poshtë 25-vjeçari shfaqi disa aftësitë të “çmendura” ndaj Shqipërisë mbrëmjen së premtes./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=zBDqWD-zic4
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...