Isco festoi fitoren e parë të Spanjës në Kampionatin Botëror duke puthur dorezat e David de Geas.
Goli i rastësishëm i Diego Costas në pjesën e dytë ishte i mjaftueshëm për t’i siguruar tri pikë atyre kundër skuadrës kokëforte të Iranit, të cilës iu refuzua goli i barazimit pas një shqyrtimi të rastit nga VAR-i, transmeton portali arbresh.info.
De Gea ishte nën presion pas barazimit 3 me 3 kundër Portugalisë javën e kaluar që i dhuroi falë gabimit të tij golin e dytë Cristiano Ronaldos në hat-trick’un e tij.
Tifozët e Spanjës madje kërkuan që De Gea të mos jetë pjesë e ndeshjes tjetër të Spanjës në Grupin B kundër Iranit mbrëmjen e së mërkurës. Por, trajneri i ri Fernando Hierro vazhdoi të ketë besim te portieri i Manchester United.
Isco kissing David de Gea’s hand. #ESP #WorldCuo pic.twitter.com/d40Jhmej0d
— Krowd9 Football (@Krowd9) June 20, 2018
Po ashtu, De Gea dukej se kishte përkrahjen e plotë të bashkëlojtarëve të tij te Spanja pasi Isco iu afrua atij dhe ia puthi dorezat pas ndeshjes.
“Kjo na kushtoi shumë dhe ne vuajtëm shumë, ndeshja thuajse kishte gjithçka”, ka thënë mesfushori i Real Madridit pas fitores ndaj Iranit.
“Ata [Irani] po humbnin kohë, ata shfrytëzuan të gjitha truket e futbollit”
Rivali i ardhshëm i Spanjës në kuadër të Grupit B është Maroku./arbresh.info/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale