Sulmuesi Alexander Isak, e ka bërë të qartë qëndrimin e tij për të ardhmen te Newcastle United.
Isak vazhdon vazhdon të lidhet me një transferim te Liverpooli.
Ai ka qenë interes i “The Reds”, gjatë gjithë afatit kalimtar të verës, pas një oferte prej rreth 110 milionë eurosh plus shtesa, e cila u refuzua nga ‘Laraskat’ në fillim të këtij muaji.
25 vjeçari, është përjashtuar nga turneu parasezonal i Newcastle në Azi dhe ka stërvitur me ish-klubin e tij, Real Sociedad.
Ai u kthye në qendrën stërvitore të Newcastle javën e kaluar, por trajneri Eddie Howe i kërkoi të qëndrojë larg stërvitjeve me ekipin e parë.
Me vetëm katër ditë para ndeshjes hapëse në Ligën Premier ndaj Aston Villas në ‘Villa Park’, të gjitha palët janë të interesuara të zgjidhin situatën.
Sot, David Ornstein, gazetar i The Athletic raportoi se “Isak e konsideron karrierën e tij në St James’s Park të përfunduar dhe nuk ka dëshirë të rikthehet në skuadër”.
Ornstein shtoi se është shumë e mundshme që suedezi të mungojë në udhëtimin drejt Birmingham, pasi ai është i vendosur se nuk do të luajë më kurrë për Newcastle.
Pavarësisht interesit nga Liverpooli, Newcastle ka mbajtur qëndrimin se lojtari nuk është në shitje këtë verë, megjithatë sipas raportit, “qëndrimi i tyre mund të zbutet nëse vjen një ofertë afër 150 milionë eurosh dhe nëse ata mund të gjejnë zëvendësues për Isak në afatin kalimtar”.
Shumë tifozë bien dakord se Liverpooli ka nevojë urgjente të forcojë repartin e sulmit pas largimeve të Luis Diaz dhe Darwin Nunez, me kapitenin Virgil Van Dijk, që madje ka bërë thirrje për afrimin e një sulmuesi pas humbjes së Liverpoolit në Community Shield ndaj Crystal Palace të dielën.
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...