Simone Inzaghi u zyrtarizua si trajner i Al-Hilalit.
Klubi saudit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e prezantoi ish-trajnerin e Interit, si “gjeniu italian”, shkruan Arbresh.info.
Simone Inzaghi ka nënshkruar një kontaratë dy-vjeçare me Al-Hilalin.
Ai do të marrë një pagë neto prej 26 milionë euro në sezon.
Inzaghi pati një karrierë të bujshme te Interi ku pas katër sezoneve fitoi një titull të Serie A, dy Kupa të Italisë, tre Superkupa Italiane dhe arriti dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen e parë si trajner i Al-Hilalit, do të përballet me Real Madridin më 18 qershor, më pas me RB Salzburg më 23 qershor dhe me Pachuca më 27 qershor, në Kupën e Botës për klube./Arbresh.info
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...