Tek Interi duket se ka ardhur momenti i Kristjan Asllanit. Trajneri i “zikaltrve”, Simone Inzaghi, u shpreh në konferencën për shtypin para ndeshjes së Championsit kundër Real Sociedadit se messfushori i Kombëtares Shqiptare mund të luajë titullar në mungesë të Çalhanoglu.
Pyetjes nëse Asllani është gati për një sfidë të tillë, tekniku ju përgjigj:
“Absolutisht që po, Asllani është një lojtar i rëndësishëm dhe ka treguar që mund të luajë sfida të rëndësishme. Është gati, pa diskutim, megjithatë nesër do të vendos bashkë me stafin nëse do të luajë apo jo.”
Në rast të aktivizimit në sfidën e së mërkurës, ky do të ishte sezoni i dytë që Asllani luan në Champions League me Interin.
Sezonin e kaluar për shqiptarin pati minuta dhe në ndeshjen kundër Barcelonës, në “Camp Nou”, sfidë ku Asllani pati një rast të mirë për t’i dhënë fitoren ekipit të Inzaghit./ss
Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, mome...
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vl...
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe p...
Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake – në maj...
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...