Bazuar në raporte të ndryshme, Interi ka prezantuar një ofertë zyrtare për të nënshkruar me Rafinhan nga Barcelona në formë huazimi me opsionin për të blerë atë për një çmim ndërmjet 17 milionë dhe 23 milionë euro.
Sipas raportit mëngjesin e sotëm (e enjte) nga ‘La Gazzetta dello Sport’, marrëveshja varet nga testi mjekësor pasi braziliani nuk ka luajtur që nga muaji prill i vitit të kaluar për shkak të një numri të madh lëndimesh, transmeton portali arbresh.info.

‘Sky Sport Italia’ raporton këtë mbrëmje se një ofertë zyrtare i është dërguar Barcelonës për të nënshkruar me të në formë huazimi flas me opsionin për të blerë më pas atë për 20 milionë euro dhe 3 milionë të tjera bonuse që varen nga performancat e tij.
Përgjigjja pritet t’i kthehet gjithashtu sonte dhe Rafinha mund të shkoj në Itali për t’i kryer testet mjekësore nesër.
Nga ana tjetër, analisti në ‘SportItalia‘ Alfredo Pedulla pretendon që opsioni për të blerë atë do të jetë vetëm nga 17 milionë deri në 20 milionë euro./arbresh.info/
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...