Pas kualifikimit në Ligë të Kampionëve, Interi ka shituar 30 për qind më shumë tiketa sesa vitin e kaluar në të njëjtën kohë.
“Nerazzurrët” përfunduan në top katërshe në Serie A duke siguruar një pozitë në fazat grupore pas fitores dramatike kundër Lazios në ditën e fundit, transmeton portali arbresh.info.
‘Gazzetta dello Sport’ raporton sot (e enjte) se klubi ka shënuar një rritje prej 30 për qind në tiketa në krahasim me kohën e njëjtë të sezonit të kaluar.
Mbi 10 mijë tashmë janë shitur, veçanërisht falë një iniciative që iu ofroi atyre një zbritje prej 70 për qind për rinovim të marrëveshjes para 12 qershorit.
Gazeta pret që shitjet në fund të arrijnë deri në 35 mijë, megjithëse klubi nuk do të publikoj shifrat zyrtare./arbresh.info/
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet