Interi thuhet se nuk do të heq dorë nga kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, pasi Presidenti Steven Zhang po studion kostot dhe po kërkon sponsorizues në Kinë për të ndihmuar në financimin e transferimit.
Messi befasoi të gjithë kur gjatë të martës i dërgoi një faks Barcelonës, ku i kërkoi të largohet nga Camp Nou.
Kjo ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas transferimit të ti, pasi argjentinasi mund të transferohet edhe si lojtar i lirë.
Manchester City, shkaku edhe i trajnerit Pep Guardiola është cilësuar favorit në garën për transferimit e ylli argjentinas.
Megjithatë, sipas Gazetta dello Sport, Interi nuk do të heq dorë lehtë nga gara për transferimin e Messit dhe mund të ketë fjalën e tyre këtë verë.
Nerazzurrët thuhet se do të tundojnë lojtarin pas regjimin të ri të taksave për punëtorët e sapo ardhur në Itali, një rregullore që është mësuar të bëjë klubet në Serie A tejet konkurruese në tregun e ardhshëm të transferimeve.
Mediumi italian shton se ulja e taksës mund të jetë e përshtatshme për Interin në negociata dhe shtoi se Zhang ka filluar kërkimin e sponsorëve në Kinë për të ndihmuar në financimin e një lëvizje për kapitenin e Barcelonës. /Telegrafi/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...