Raportime të shumta në Itali thonë se Interi dhe Barcelona janë në bisedime për Franck Kessié, i cili është i pakënaqur me minutat në ‘Camp Nou’.
Ish-mesfushori i Milanit ishte i lidhur me një rikthim në ‘Stadio Meazza’ në janar, por një marrëveshje e propozuar shkëmbimi me Marcelo Brozovic nuk u realizua.
Megjithatë, sipas ‘La Gazzetta dello Sport’ dhe ‘Il Corriere dello Sport’, të dy klubet po vazhdojnë negociatat që mund të shohin kroatin të transferohet te Barcelona dhe Kessie të kthehet në Serie A.
Interi do të nënshkruante me lojtarin vetëm në një marrëveshje shkëmbimi me Brozovic, një marrëveshje që mund të lehtësojë financat e të dy klubeve.
Sipas ‘Gazzetta’, presidenti i Interit, Steven Zhang i ka premtuar Simone Inzaghit përforcim të mesfushës për sezonin e ardhshëm me një lojtar të kompletuar që ndërthur teknikën dhe fizikun. Prandaj, Kessie do të ishte kandidati ideal për këtë rol.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit