Klubi italian, Interi ka konfirmuar zyrtarisht largimin e mbrojtësit Ashley Young dhe portierit Daniel Padelli.
Nerazzurrët kanë vazhduar me ndryshime në skuadër para nisjes së sezonit të ri 2021/22.
Pas arritjes së marrëveshjes për shitjen e Achraf Hakimi te Paris Saint-Germain, Interi ka konfirmuar edhe largimin e dy lojtarëve tjerë.
Young dhe Padelli nuk do të jenë më pjesë e Nerazzurrëve dhe kjo tashmë është konfirmuar nga faqja zyrtare.
“Ne i japim lamtumirën Ashley Young dhe Daniele Padelli”.
“Ishte një nder dhe një kënaqësi të festonim Scudetton me ju. Faleminderit dhe fatin më të mirë për fazën tjetër të karrierës tuaj!”, thuhet në njoftimin e Interit. /Telegrafi/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026