Interi ka arritur të fitoj Superkupën e Italisë për të tretin vit me radhë, duke triumfuar në finale ndaj Napolit me rezultat 1-0.
Në një sfidë të dominuar nga Interi, Lautaro Martinez arriti të shënoj gol në minutën e parë të kohës së shtesë (90+1), shkruan Arbresh.info.
Ky gol i dha edhe triumfin Interit në këtë garë.
Kujtojmë se gjërat u vështirësuan për Napolin kur Giovanni Simeone në minutën e 60-të të ndeshjes la ekipin me një lojtar më pak në fushë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë.
Pas kësaj fitore Interi siguroi trofeun e tetë të Superkupës së Italisë.
Teksa Interi është në garë për të fituar edhe Serie A këtë sezon dhe ndodhet në raundin e 1/8 së finales në Champions League.
Kurse është eliminuar nga Kupa e Italisë nga skuadra e Bolognës./Arbresh.info/
STILL US ????????#ForzaInter #SupercoppaItaliana pic.twitter.com/zhxbEQjO63
— Inter (@Inter) January 22, 2024
Balla: Pretenca në Hagë kundër komandantëve të UÇK-së, e tur...
Kosova e gatshme për kontribut në misionin ndërkombëtar në G...
Shemben dy ndërtesa në Liban, 15 të vdekur
“Erdha me ambicien për t’u ngjitur në Premier League” –...
Haga kërkoi 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: ...
Njohësit e drejtësisë: Kërkesa nga Haga, në kundërshtim me l...