Interi është afër marrëveshjes prej 40 milionë euro me mbrojtësin qendror të Romas, Kostas Manolas.
Mbrojtësi grek ka qenë duke u kërkuar për transferim larg nga stadiumi ‘Stadio Olimpico’ verën e kaluar, por klauzola e tij e integruar në kontratë kërkonte që “Giallorossët” të dhuronin gjysmën e tarifës tek klubi i mëparshëm i lojtarit – Olympiakos.
Tani, kjo klauzolë nuk aplikohet më dhe mediat italiane raportojnë që “Nerazzurrët” janë afër marrëveshjes rreth Kostas Manolas, transmeton portali arbresh.info.
Mendohet që lojtari ka dhënë pëlqimin e tij rreth transferimit derisa klubet janë në prag të marrëveshjes me vlerë prej 40 milionë euro.
Kjo shifër është rritur dukshëm duke marrë parasysh tarifën prej vetëm 13 milionë që i kushtoi Romas për transferimin e Manolas./arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...