Vushtrria luan ndeshjen me të rëndësishme të sezonit në edicionin 2024/25, ku do të përballet me Llapin për inkuadrim në Superligë.
Ndeshja e barazhit mes këtyre dy skuadrave luhet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, me fillim nga ora 16:00, shkruan Arbresh.info.
Interesim për këtë sfidë i jashtëzakonshëm sidomos nga ana e tifozëve të Vushtrrisë.
“Forca” është mobilizuar fuqishëm për këtë sfidë që të jetë pran skuadrës së zemrës ditën e shtunë.



Disa ditë më parë, FFK ka vendosur në shitje biletat për këtë sfidë dhe tifozët nga Vushtrria do ta kenë vendin në sektorin e veriut.
Tashmë biletat për sektorin verior janë shumica të shitura dhe pritet një atmosferë e jashtëzakonshme nga “Forca”.
Ata udhëtuan në numër masiv edhe të shtunën e kaluar në Klinë, ku skuadra e tyre fitoi ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë ndaj Lirisë me rezultat 3-1.
Fitues i ndeshjes Vushtrria – Llapi siguron pjesëmarrjen në elitën e futbollit kosovar për sezonin 2025/26./Arbresh.info
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...