Skuadra e Interit ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.Inter ka mposhtur Romën me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar sot në “Guisseppe Meazza”.
Pjesa e parë e duelit u mbyll me rezultatin 1:0, me golin e shënuar nga Edin Dzeko pas vetëm 2 minutave lojë. Roma tentoi barazimin, por goditja e Abraham u ndal në shtyllë.
Në pjesën e dytë, Interi poashtu zhvilloi ndeshje më të mirë, teksa goli i qetësisë erdhi nga Alexis Sanchez, i cili në minutën e 68’të realizoi një eurogol në portën e Patricios.Inter në gjysmëfinale e pret fituesin e takimit tjetër Milan-Lazio, që luhet nesër.
Sony ndalon prodhimin e regjistruesve Blu‑ray
Trupi mban mend atë që mendja harron: Pse reagojmë pa e ditu...
MRI e konfirmon: 150 minuta ushtrime në javë mund ta bëjnë t...
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE