Sulmuesi brazilian Luiz Henrique do të jetë përforcimi më i ri i zikaltrit, me transferimin e tij që po shkon drejt përmbylljes së plotë.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, lojtari pritet të mbërrijë në Milano brenda orëve në vijim, ndërsa vizitat mjekësore janë caktuar për ditën e martë.
Marrëveshja me Olympique Marseille është mbyllur javën e kaluar për një paketë prej 25 milionë eurosh, që përfshin tarifën e transferimit dhe bonuse të mundshme.
23-vjeçari është parë si një profil ideal për të forcuar repartin ofensivë të skuadrës së Simone Inzaghit, me aftësitë e tij teknike dhe fleksibilitetin në fazën sulmuese.
Zyrtarizimi pritet të vijë menjëherë pas kryerjes së testeve mjekësore dhe firmës në kontratë.
Braziliani në 35 ndeshje të luajtura këtë sezon, ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar 10 asistime./Arbresh.info
⚫️??? Luis Henrique will undergo medical tests as new Inter player on Tuesday.
€25m package deal agreed with OM last week, player due to land in Milano in the next hours. pic.twitter.com/DVoG87JR7e
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 2, 2025
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...