Ylli i Brescia-s, Sandro Tonali pritet të kompletojë transferimin te Milan-i gjatë javës së ardhshme, ngase Inter-i ka hequr dorë, kurse Manchester United-i është i vonshëm.
Inter-i ka marrëveshje me Brescia-n për huazim me opsionin e blerjes për 35 milionë euro, por ishte trajneri Antonio Conte që nuk është i interesuar, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku italian preferon Arturo Vidal-in e Barcelonës, ngase 20-vjeçari është mjaftë i ri.

Sipas Calciomercato, Milan do ta huazojë Tonali-n për 10 milionë euro me mundësi blerje për 25 milionë euro plus tre milionë euro bonuse, e cila do kushtonte rreth 38 milionë euro komplet/
Pritet që kjo marrëveshje të kompletohet në javën e ardhshme, derisa Bresica dëshiron që të jetë obligim për blerje në marrëveshje.
Tonali do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me vlerë dy milionë euro dhe është në pritje për të nënshkruar./arbresh.info.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...