Interi ka shënuar fitore me rezultat 0-2 ndaj Torinos në kuadër të xhiros së 36-të në Serie A.
Ndeshja nisi mirë për vendasit të cilët shënuan me anë të Zaleëskit në minutën e 14-të, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Ndërsa pesë minuta pasi nisi etapa e dytë, Interi fitoi penallti.
11-metërshin në gol e konkretizoi Kristjan Asllani ku i dha epërsinë dyshifrore zikaltërve.
Deri në fund gola të tjerë nuk pati dhe Interi arkëtoi tre pikë të mëdha në luftë për titull.
Tashmë ata kanë 77 pikë aq sa ka edhe Napoli që ndeshjen e radhës e luan sonte me fillim nga ora 20:45 ndaj Genoas në shtëpi.
Kurse Torino mbetet e 11-ta me 44 pikë në tabelë. Ndeshjen e ardhshme, Torino e luan ndaj Lecces në udhëtim.
Ndërsa Interi do të përballet në “Giuseppe Meazza” me Lazion./Arbresh.info
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...