Inter Milan ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League, duke mposhtur ekipin gjerman 1-2 në “Allianz Arena”.
Italianët kanë kaluar të parët në epërsi me golin e Lautaro Martinez në minutën e tridhjetë e tetë. Pas shumë mundimesh dhe përpjekjeve, Bayern ia ka arritur ta barazojë rezultatin në minutën e tetëdhjetë e pestë me golin e veteranit Thomas Muller, i cili është
futur në lojë vetëm disa minuta më herët.
Megjithatë, Inter nuk ka vonuar dhe ka reaguar menjëherë pas barazimit, duke shënuar golin e dytë përmes Davide Frattesi, i cili e ka dërguar topin në rrjetë vetëm dy minuta pas golit të Muller.
Kjo fitore e Inter është shumë e rëndësishme, duke e çuar skuadrën e trajnerit Simone Inzaghi në një pozicion të favorshëm për ndeshjen e kthimit. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur në të njëjtën kohë, Arsenal ka mundur Real Madrid me rezultatin 3-0.
Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshje të tjera: PSG do të përballet me Aston Villa dhe Barcelona do të ndeshet me Borussia Dortmund./rtk
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...