Google ADS

Inter bënë rikthimin e çmendur ndaj Benficës

23:00 | 29 Nëntor 2023
D.H

Inter ka arritur të marrë një pikë në Portugali, ndaj Benficës me rezultat 3-3, në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve të Champions League.

Portugezët e filluan sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme duke fituar pjesën e parë me rezultat 3-0, shkruan Arbresh.info.

Një hattrick për 34 minuta e shënoi ish lojtari i Interit, Joao Mario për ti dhuruar epërsinë në pjesën e parë ekipës së tij.

Zikaltrit nuk u dorëzuan aq lehtë dhe në pjesën e dytë filluan përmbysjen, Arnautovic shënoi golin e parë të Interit në minutën e 51-të.

Teksa pas shtatë minutash Frattesi ngushtoi edhe epërsinë në 3-2.

Kurse për barazim u përkujdes Sanchez nga penalltia në minutën e 72-të.

Benfica mbeti me 10 lojtarë në fushë katër minuta para fundit kur u ndëshkua me karton të kuq, Antonio Silva.

Me këtë barazim Interi mbetet në pozitën e dytë me 11 pikë teksa Benfica është e fundit me një pikë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale